Nis puna për ngritjen e Kadastrës Fiskale

RTV KLAN 2017-03-31

Views 0

Qeveria ka nisur punën për të përgatitur Kadastrën Fiskale. Duke marrë si model Kosovën, Ministria e Financave do të çojë një pjesë të stafit të saj për t'u trajnuar aty, për mënyrën se si do të bëhet zbatimi në terren.

Ka qënë Fondi Monetar Ndërkombëtar, ai që kërkoi realizimin e tatimit sipas vlerës reale të pasurisë. Aktualisht, qyetarët shqiptarë paguajnë në kryeqytet 15 lekë për metër katror për pallatet e vjetra dhe 30 për ato të reja.

Me implementimin e kKadastrës, taksa do të jetë sipas vlerës që apartamenti ka në treg. Fillimisht është ngritur një strukturë e posaçme në Ministrinë e Financave, e cila do të merret me operimin e Kadastrës.

Puna do të fillojë me mbledhjen në një regjistër të vetëm të të gjithë tokave dhe apartamenteve në Shqipëri, sipas emrit të pronarit dhe vlerës së tyre. Pas përfundimit të regjistrit do të bëhet edhe konceptimi i mënyrës së tatimit të taksës së pronës.

Burime për Televizionin Klan thonë se zbatimi konkret i këtij modeli do të fillojë gjatë muajit Korrik. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha se operimi i tij do të bëhet nga vetë qeveria dhe nuk do t?i lihet në dorë privatit, sipas modelit partneritet publik - privat. Ai nuk përjashtoi mundësinë se mund të lidhen më pas kontrata me biznesin.

Projekti i parë pilot do të fillojë për Tiranën.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form