Report Tv-Komisioni i Ligjeve pranon dekretin e presidentit për ligjin e Kadastrës

Report TV 2019-02-05

Views 0

Komisioni i Ligjeve pranon dekretin e presidentit Ilir Meta për të rishqyrtuar ligjin e Kadastrës. Ky komision pritet të bëjë ndryshimet e propozuara dhe më pas ta miratojë.

Këshilltari ligjor i presidentit Meta, Bledar Dervishaj u shpreh sot para Komisionit se ligji cënon parimin e sigurisë juridike dhe se titujt e pronësisë nuk mund të jenë e drejtë e Kadastrës.

?Krijohet tension kushtetues, nuk është në përputhje me jurisprudencën. Bie ndesh me dispozitat civile të Kodit Civil. Ligji cenon parimin e sigurisë juridike që ofronte ligji i mëparshëm. Saktësimi i titujve të pronësisë nuk mund të jetë e drejtë e kadastrës?, tha ai.

Presidenti Ilir Meta e ktheu ligjin për Kadastrën më 15 janar të këtij viti për rishqyrtim në Kuvend, nën pretendimin se disa nene të vecanta bien në kundërshtim me legjislacionin bazë të së drejtës civile në Shqipëri.

Një ditë më parë, Komisioni i Ligjeve e rrëzoi dekretin e Metës për ligjin e noterisë vetëm me votat e mazhorancës. Përfaqësuesi ligjor i presidentit u shpreh se ligji ka të meta që duhet të rishikohen por misioni Euralius, shumica dhe vetë Dhoma e Noterisë i rrëzuan pretendimet, ndërsa opozita e cilësoi si klientelist.

Share This Video


Download

  
Report form