Report TV - Komisioni i Ligjeve miraton ligjin për regjistrimin e emigrantëve

Report TV 2016-02-08

Views 0

Komisioni i Ligjeve në mbledhjen e tij të radhës ka miratuar në parim ligjin e regjistrimit të emigrantëve. Ligji ka marrë vetëm votat e pozitës dhe sipas Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ai do të ndihmojë jo vetëm për regjistrimi e emigrantëve, por edhe për përfshirjen e tyre në procesin e votimit dhe ofrimin e shërbimeve ndaj tyre.

Në mbledhjen e Komisionit, ka pasur debate mes anëtarëve të tij, ku PD ka thënë se projektligji i qeverisë për regjistrimin e emigrantëve, duhet të tërhiqet nga komisionet e përhershme dhe të shqyrtohet bashkë me reformën zgjedhore.

Oert Bylykbashi ka thënë se, ?Projektligji për regjistrimin e emigrantëve të tërhiqet. Për shkak të ndikimit zgjedhor që ka adresa, të trajtohet tek komisioni për reformën zgjedhore. Duhet të koordinohet me Kodin Zgjedhor që është superior ndaj këtij ligji? kërkesë që ka rënë në kundërshtinë e anëtarëve të maxhorancës.

Kreu i këtij komisioni, Fatmir Xhafaj e quajti të gabuar në procedurë këtë kërkesë, duke e hedhur në votim.

?Ky projekt ka ardhur nga qeveria dhe është përfshirë në kalendar. Opozita ta kishte paraqitur këtë kërkesë në seancën plenare. Komisioni është i detyruar ta shqyrtojë? ka thënë ai.

Kërkesa e PD-së u rrëzua me votim duke marrë vetëm 3 votat e deputetëve demokratë të cilët argumentuan se, Qeveria po i heq emigrantëve të drejtën e votimit pas regjistrimit

Por Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri tha se e drejta e votës nuk është objekt i këtij ligji.

?Pra, në qoftë se deri më sot për votën e emigrantëve janë bërë fushata, deklarata politike konstante, janë angazhuar energji pafund nga shoqëria civile, partitë politike, e thuajse çdo maxhorancë, ky është projektligji i parë që shtron gurin e themelit për të shkuar deri atje. Që do të thotë: për të shkuar tek vota e emigrantëve, fillimisht duhet të dimë kush, sa dhe ku banojnë emigrantët tanë. Kështu e ka bërë gjithë bota, nuk është se po shpikim ne. Por nëse kjo ndodh apo jo, varet nga sistemi i reformës në sistemin zgjedhor?, ka thënë Tahiri.

Share This Video


Download

  
Report form