Humb jetën punonjësi i Kurum-it në Elbasan, Inspektoriati i Punës pezullon Repartin

Report TV 2018-11-21

Views 2

ELBASAN- Një punonjës i cili ishte duke punuar në Uzinën e kompanisë së çelikut ?Kurum? në Elbasan ka humbur jetën pasi ka pësuar një aksident të rëndë në punë. Report Tv ka mësuar se punonjësi quhet Naim Derstila me moshë 62 vjec. Ai preu këmbën duke punuar dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë ku është transportuar në gjendje të rëndë për jetën.

Ndërkohë që pak orë pas ngjarjes, Inspektoriati i Punës ka vendosur të pezullojë pa afat punën në repartin ku ndodhi ngjarja, në Repartin e Petëzimit. Në një reagim për Report Tv, Inspektoriati i Punës bën me dije se janë marrë të gjitha masat dhe se puna në këtë repart është pezulluar pa afat.

"Mbyllëm repartin e petëzimit. Puna në këtë repart, pezullohet pa afat."-sqaron Inspektoriati i Punës.

Nuk dihen ende detaje mbi rrethanat e këtij aksidenti të rëndë që i mori jetën 62-vjeçarit.

Ky është aksidenti i dytë që ndodh brenda dy ditësh në ambientet e kësaj kompanie. Dy ditë më parë, në 19 nëntor, një tjetër punonjës i Kurum-it u aksidentua në punë dhe pësoi dëmtime, duke iu thyer të dyja këmbët pasi e zuri një masiv dheu.

Share This Video


Download

  
Report form