Të paktën një person ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të premteje në Shkodër ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur, pasi ishin futur në një puset për ta pastruar.
Ata ishin punonjës të komunales. Puseta ishte rreth 3 metra e thellë ndërsa mësohet se punonjësit nuk ishin të pajisur me mjetet e duhura.