Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë paradite qytetin e Shkodrës ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi ishin futur në një pusetë për ta pastruar.
Ngjarja është shënuar në Unazën Perëndimore të Shkodrës në afërsi të ish-pocerisë ku tre punonjës të ndërmarrjes Ujësjellës- Kanalizime kishin shkuar për të pastruar pusetat e ujërave të zeza.
Fatkeqësisht njëri prej tyre 50 vjecari Klodos Çeliku ka humbur jetën.
Pasi janë futur brenda 2 prej tyre Klodos Çeliku dhe Gjon Gjoni si shkak i gazit të amoniakut i cili krijohet në brendësi të pusetave kanë mbetur brenda të asfiksuar.
Ndërsa Maliq Selja edhe pse i ndodhur jashtë pusetës si shkak i shkarkimeve të amoniakut edhe ai është asfiksuar.
Mjekja e Urgjencës së Spitalit të Shkodrës Sabahet Kraja shprehet se gjendja e të dëmtuarëve është e mirë .