Report TV - Shkodër, goditet me thikë, humb jetën në spital punonjësi i OSHEE- së

Report TV 2016-09-25

Views 0

Një punonjës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike është vrarë me thikë mbrëmjen e së enjtes në Oblikë të Shkodrës. 55-vjeçari Zamir Velaj me detyrë punonjës i OSHEE-së në Shkodër, ka mbetur i vdekur nga goditjet e Martin Zefit, 47 vjeç banues në Oblikë të Anës së Malit në Shkodër.

Nga sa bëhet e ditur Zamir Velaj ka shkuar në banesën e tij në zonën e pallateve të Oblikës dhe për shkak të borxhit që 47 vjeçari Martin Zefi kishte ndaj operatorit të shpërndarjes i ka ndërprerë energjinë elektrike.

Mbrëmjen e së enjtes punonjësi i OSHEE-së ka qenë në zonë për efekt pune, Velaj është ndeshur me Martin Zefin me të cilin kanë nisur të debatojnë më pas debati ka degjeneruar deri në përdorimin e thikës nga ana e Zefit.

Pasi është qëlluar disa herë më thikë Velaj ka kërkuar ndihmë ndërsa kanë qenë kalimtarë të rastit ato të cilët e kane dërguar në urgjencën e spitalit.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS