Austria, mbështetje për dialogun Kosovë-Serbi

alsatmtv 2018-11-06

Views 0

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, tha sot në Prishtinë se Vjena e mbështet cilëndo marrëveshje të paqes që arrihet në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, duke mos përjashtuar as opsionet për ndryshimin e kufijve. Kancelari austriak, vendi i të cilit mban aktualisht presidencën e BE-së, theksoi se nuk do të ketë stabilitet në rajon dhe as perspektivë evropiane pa një marrëveshje paqeje mes Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë ai nuk fshehu skepticizmin e tij për krijimin e ushtrisë së Kosovës dhe liberalizimin e vizave. Ndërkohë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë deri në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, e cila, sipas tij, do të sillte njohje reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Share This Video


Download

  
Report form