#rtvora #oranews
Në Këshillin e Atlantikut, kryeministri Edi Rama foli edhe për minishengenin Ballkanik. Sipas tij, ky proces i përgatit vendet e Ballkanit Perëndimor për në Bashkimin Evropian.
Sipas Kryeministrit minishengeni Ballkanik minon procesin e dialogut Kosovë-Serbi, sipas tij ky proces duhet të vazhdojë, madje thotë se vazhdimisht kërkon nga Serbia që të njohë Kosovën e pavarur.
Edi Rama: Për momentin jam tradhtari i përlyer për imagjinatën e njerëzve që nuk e kuptojnë që nuk mund të ndërtosh paqe me të njëjtat instrumente dhe armë që ke luftuar për liri.
Ajo që po përpiqemi të bëjmë dhe që mendoj se duhet të vazhdoj të bëjmë është që këtë shengen ta çojmë përpara. Është një shengen rajonal për të theksuar projektin e zbatimit të 4 lirive të BE, të njerëzve, mallrave, kapiteleve dhe shërbimeve.
Nuk është një alternative karshi BE, kjo është të bëjmë me njëri-tjetrin atë që nuk mund të bëjmë me vendet e BE. Kjo është një përgatitje për tu bërë anëtarë të BE.
Nuk mund të shkojmë kurrkund nëse mbetemi në tregje të vogla dhe ta shohim njeri tjetrin me syrin se çfarë ka ndodhur në të kaluarën. Nuk minon procesin e dialogut Kosovë-Serbi që duhet të vazhdojë.
Qysh prej ditës së parë kam thënë që Serbia duhet ta njohë Kosovën. Për Serbinë është një makth që duhet të çlirohet. Na duhet të gjejmë se çfarë dhe ku mund të punojnë së bashku.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/minishengeni-rama-na-pergatit-ne-be-nuk-minon-dialogun-kosove-serbi
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp