Një president demokrat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndryshojë qasjen drejt marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë. Joe Biden premton se me ardhjen e demokratëve në pushtet do të punojë më afër Brukselit.
?Shtetet e Bashkuara duhet të bashkëpunojnë me partnerët evropianë, jo t?u kthejnë atyre shpinën. Kjo është shpresa më e mirë për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme që do të hapte një të ardhme më të paqtë, më të begatë dhe evropiane për të dy vendet?.
Në një deklaratë të publikuar të premten ku përshëndet rifillimin e dialogut mes dy vendeve, Biden shprehet se një zgjidhje e qëndrueshme, me njohje reciproke mes dy vendeve kërkon angazhimin e Shteteve të Bashkuara.
?Një zgjidhje gjithëpërfshirëse, e cila do të çonte në njohjen e ndërsjelltë, ruajtjen e sovranitetin dhe integritetit territorial të dy vendeve dhe forcimin e institucioneve të tyre demokratike?.
Menjëherë ka reaguar Përfaqësuesi i Posaçëm i Presidentit Trump në bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili e akuzon Biden për politizim të procesit.
?Në dallim nga taktika e llafeve pa vepra e Biden-it, ?administrata Trump është e përqendruar tek hedhja e hapave të parë të rëndësishëm të normalizimit ekonomik mes dy vendeve?. ?Populli i Kosovës dhe ai i Serbisë e dinë se nuk ka krahasim mes tetë vjet premtimesh boshe të administratës Obama-Biden dhe veprave të administratës Trump?.
Takimi i 27 Qershorit në Shtëpinë e Bardhë u anulua u anulua pas njoftimit për ngritjen e akuzave për krime lufte ndaj Presidentit Thaçi.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/