Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Integrimit opozita është kthyer në drejtimin e saj. Kreu i Komisionit, deputeti i PD-së, Genc Pollo ka nisur mbledhjen me propozimin e opozitës për një raport lidhur me ecurinë e përmbushjes së kushteve që janë vendosura nga BE.
?Edi Rama është ministër për Integrimin Europian, ndaj ne kërkojmë informacion lidhur me ecurinë e pesë prioriteteve: procesit screening, raportin 3 mujor dhe listën e ligjeve që përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian,? ? shtoi Pollo.
Kërkesës së Pollos i është përgjigjur kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
?Dakort me kërkesën që ju keni bërë. Mirëpresim rolin monitorues të opozitës. Qeveria deri në fund të muajit shkurt ka detyrim të sjellë raportin që duhet shoqëruar edhe me diskutim në seancën plenare. Kërkesa juaj të jetë komplementare me raportin vjetor që sjell qeveria, sepse ky raport është më i detajuar. Në konferencën e kryetarëve do kërkojmë të bëhet edhe një debat për këtë çështje,? ? tha Balla.
Më tej, deputeti Aldo Bumçi risolli edhe kushtin që BE ka vendosur vendit tonë në marrëdhëniet me fqinjët.
?Ne duhet të dimë cili është qëndrimi i kryeministrit Rama njëherazi edhe ministrit të Jashtëm për debatin e ndryshimit të kufijve.?