Korçë/ Avokati i popullit, Enea Ftoi nuk u dhunua nga policia, familjarët: Janë manipuluar provat

Report TV 2018-10-26

Views 1

Familjarët e Enea Ftoit kishin bërë një kërkesë tek Avokati i Popullit në lidhje me manipulimin e provave përsa i përket vdekjes së 27-vjeçarit rom. Por pas daljes së këtyre konkluzioneve nga Avokati i Popullit, babai dhe nëna e 27-vjeçarit kanë reaguar duke thënë se nuk e besojnë atë hetim të kryer nga Avokati i Popullit. Sipas tyre djali, Enea është vrarë nga policia, pasi ai kishte kohë që nuk konsumonte drogë. Tomorr Ftoi ka thënë se do të kërkojë ekspertizë nga jashtë.

Edhe nëna e 27-vjeçarit me lot në sy thotë se qeveria nuk ka bërë sa duhet për djalin e saj. Ajo thotë se edhe shtëpinë do ta shesë e nuk do të reshtë së kërkuari drejtësi.

Share This Video


Download

  
Report form