Report TV - Video ekskluzive nga kamerat e sigurisë, ja si u dhunua avokati në Durrës

Report TV 2018-07-20

Views 1

Gazetari i Report Tv, Elton Qyno ka siguruar videon nga momenti kur para Gjykatës së rrethit gjyqësor Durrës, u dhunua avokati Ilia Ilia.

Autorët e sulmit, siç shihet edhe në pamjet ekskluzive, janë dy, të veshur me treçerekshe dhe të pambuluar, ndërsa njëri mbante një kapele. Njëri nga agresorët shtyn tutje personin që po shoqëronte avokatin. Fillimisht tek Ilia afrohet njëri nga agresorët, bisedojnë për pak sekonda me avokatin dhe më pas ai e godet. Në ndihmë të agresorit shkon edhe një person i dytë.

Avokati Ilia Ilia në momentin e sulmit ishte duke shkuar drejt prokurorisë së Durrësit.

Ditën e djeshme, në një prononcim për Report Tv, avokati akuzoi prokurorin Arjan Ndoji si porositës të sulmit. Avokati tha se me Ndojin kishte një përplasje në Gjykatë dhe se prokurori e kishte kërcënuar.

?Kam dalë nga seanca gjyqësore e Gjykatës së durrësit rreth orës 10:30 dhe po ikja nga Prokuroria. Më del një person përpara dhe më thotë ti je ai që i ke bërë karshillëk prokurorit Arjan Ndoja dje në seancë gjyqësore, ke bërë të fortin. I thash kush je ti, ai më ofendoi, i ktheva të njëjtën përgjigje. Jam goditur nga ky dhe personi tjetër që erdhi. Dje në seancë gjyqësore më kanosi prokurori.?-tha avokati Ilia.

Ilia Ilia është avokat i njohur, pasi ka mbrojtur çështje të rëndësishme. Ai ka qenë avokat mbrojtës i grupit të Shijakut (ka mbrojtur Durim Keçin e akuzuar nga drejtësia italiane për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni). Më herët, Ilia ka mbrojtur Lul Berishën, i cili një vit më parë u lirua nga Gjykata dhe ndodhet në liri.

Share This Video


Download

  
Report form