Ligji për kamerat e sigurisë, ose siç njihet në gjuhën parlamentare ?Për masat shtesë të sigurisë publike?, pritet të miratohet më në fund këtë të enjte. Shqiptarja.com siguron draftin e dakordëduar PS-LSI pas 5 muajsh bllokim. Projektligji ishte i bllokuar për shkak të dekretit refuzues të Presidentit të Republikës si dhe të mos dakordësisë së LSI-së që prej prillit. Prej 5 muajsh ky projektligj nuk u votua në Kuvend dhe as dekreti i Presidentit nuk i rrëzua, sepse LSI kundërshtonte cenimin e privatësisë si dhe kostot që do të duhet të përballonte çdo subjekt privat i detyruar të vendosë kamera në ambiente ku grumbullohen më shumë se 50 njerëz.