Autoriteti i Komunikimive Elektroniko-Postare, AKEP ka publikuar ditën e sotme një listë të parë prej 44 portalesh të cilët nuk kanë NIPT dhe duhet të pajisen në Qendrën Kombëtare të Bizneseve dhe ta bëjnë publik NIPT-in në në seksionin Kontakt të faqes së tyre.
Në njoftimin e AKEP thuhet se gjithe portalet online duhet që të publikojnë numrin e Nipt-it në faqen e tyre online brenda 72 orësh, në të kundërt AKEP, pas përfundimit të këtij afati do të bëjë mbylljen e cdo portali të paregjistruar.
Sipas burimeve, të paktën 60 nga portalet kryesore në vend rezultojnë të regjistruar me NIPT pranë QKB, si çdo aktivitet që mbledh të ardhura (reklama) dhe paguan sigurime shoqërore për gazetarët. Këto portale të regjistruara tashmë, thjeshtë duhet ta shfaqin publikisht në seksionin Kontakt numrin e tyre të NIPT që e kanë.
Kjo listë e AKEP, u paralajmërua nga një deklaratë e dy ditëve më parë nga Kryeministri Edi Rama, i cili tha se të gjitha portalet duhet të legalizohen.