Kisha Ortodokse e Shkodrës ka ripërsëritur kërkesën e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë për respektimin e marrëveshjes për kthimin e pronave të marra padrejtësisht nga regjimi komunist.
Famullitari i kishës Ortodokse në Shkodër, at Nikolla Petani ka listuar pronat e kësaj kishe në qytetin e Shkodrës që prej 25 vitesh mbahen padrejtësisht nga pronarë të tjerë.
Famullitari i Shkodres është ndalur edhe tek fotografitë që tregojnë vajza të reja, teksa reklamojnë fustane nusërie sipër fronit dhespotik në kishat historike ortodokse të cilat cilësohen si një ofendim i madh ndaj Kishës Ortodokse dhe si një sakrilegj i dukshëm dhe fyerje e ndjenjës fetare.
Tashmë qeverisë Shqiptare do t?i duhet të përballet përsëri me një problem të vjetër dhe ende të pazgjidhur, atë të kthimit të pronave të Kishës Ortodokse.