Ora News - Pranova kompromis të keq, Rama: Do doja t’i mbyllja më herët lojërat e fatit

Ora News Lajme 2018-10-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në përgjigje të skeptikëve në facebook për mbylljen e lojërave të fatit, Edi Rama siguroi se këtë herë numrat në parlament janë dhe vendimi do të merret. Kryeminsitri pranoi se kishte bërë një kompromis të keq, duke mos e marrë këtë vendim më parë, por u detyrua nga rezistenca brenda koalicionit.

Mbylljen e lojërave të fatit, Edi Rama, do të donte ta kishte bërë më parë, por për shkak të rezistencës brenda koalicionit, ai pranoi se kishte bërë një kompromis të keq që nuk do ta donte.

Rama: Do doja ta bëja më parë por s'munda ,se rezistenca brenda koalicionit ishte e madhe. Pranova një kompromis të keq kundër vullnetit tim.

Ata që janë të shqetësuar për vendet e punës që do të mbyllen, Rama tha se aktualisht në zyrat e punës ka mijëra vende të lira.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pranova-kompromis-te-keq-rama-do-doja-ti-mbyllja-me-heret-lojerat-e-fatit

Share This Video


Download

  
Report form