Krimet e Renda marrin ne pyetje deputetin e PD

RTV KLAN 2018-10-12

Views 0

Deputeti Ervin Salianji është pyetur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në lidhje me videon që ai publikoi në emisionin "Opinion", ku Fredi Alizoti pretendon se është sjellë në prokurori për t?u pyetur nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë. Ai ka qëndruar për më shumë se dy orë përballë prokurorëve, Përparim Kulluri dhe Gentian Osmani. Në dalje ai tha se filmimi i është në dispozicion nga Florenc Hoxha, ish-drejtor i Policisë Bashkiake, në muajin Qershor.

Këtë version dha ne parlament edhe Taulant Balla, një prej të akuzuarve nga opozita për këtë çështje.

Edhe pse e publikoi kameran e fshehtë si provë që implikon drejtues të policisë dhe përfaqësues të mazhorancës, vetë Salianji e sheh si të pabesueshëm Alizotin. "Unë besoj në Zot, tek Alizoti beson Edi Rama", tha ai.  ?

Të enjten u pyet në prokurori Fredi Alizoti. Ai i qëndroi deklarimeve të para se në audi-përgjimin e publikuar nga opozita ai kishte bërë rolin e Agron Xhafajt dhe se për këtë do të paguhej 100 mijë euro. Për kameran e fshehtë, ai është shprehur ajo çfarë është shfaqur në media nuk është e plotë.

Share This Video


Download

  
Report form