Report TV - Intervistoi Alizotin, ish-polici i PD, Florenc Hoxha merret në pyetje te Krimet e Rënda

Report TV 2018-10-17

Views 0

TIRANE - Ish-kreu i Policisë Bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha, ka mbërritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku do të merret në pyetje lidhur me çështjen "Babalja". Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta bën të ditur se ish-polici i PD, do japë llogari për videon që i ka regjistruar kunatit të "Babales", video e cila u transmetua nga deputeti i PD, Ervin Salianji.

Alizoti shfaqet me një tjetër dëshmi, teksa thotë se i është bërë presion dhe i janë ofruar para për pohuar se audiopërgjimi i Albert Veliut ku pretendohet se është regjistruar Agron Xhafaj, është i rremë. Fredi Alizoti thotë se është marrë me makinë nga Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe ky i fundit i ka kërkuar që të deklarojë përpara prokurorisë se audiopërgjimi është i fabrikuar dhe se ka qenë ai i cili ka imituar zërin e Agron Xhafajt. Alizoti akuzon edhe numrin dy të PS, Taulant Balla, se i ka ofruar para kundrejt dëshmisë së rremë.

Video ku Fredi Alizoti është intervistuar nga Florenc Hoxha, është realizuar në oborrin e selisë së Partisë Demokratike. Ndërkohë, pas dëshmisë në Prokurori të premten e kaluar, deputeti i PD, Ervin Salianji tha se videon ia kishte dhënë pikërisht Florenc Hoxha.

Share This Video


Download

  
Report form