Ora News - Abuzimet me rrugën Tiranë-Elbasan, Krimet e Rënda marrin në pyetje Haxhinaston

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për më shumë se një orë, ish-Ministri Edmond Haxhinasto është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda lidhur me dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan. Ai është thirrur për të dëshmuar si person që ka dijeni për dosjen.

Pas daljes nga organi i akuzës, Haxhinasto nuk dha shumë detaje por deklaroi:

"U pyeta për projektin e rrugës Tiranë-Elbasan që siç e dini është në hetim. Për ato gjëra që kanë të bëjnë me përgjegjësitë e mia si ish-drejtues politik i Ministrisë së Transportit dhe Intrastrukturës gjatë një periudhe të zhvillimit të këtij projektit".

Marrja në pyetje e Haxhinastos vjen pas arrestimit të ish-zyrtarëve të lartë të ARRSH-së, të vënë nën akuzë për abuzime lidhur me rrugën Tiranë-Elbasan dhe rrugën e Gjinarit.

Haxhinasto aktualisht është deputet i LSI. Mësohet se Prokuroria ka thirrur për të dëshmuar edhe persona të tjerë që kanë dijeni mbi këtë dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rruget-edmond-haxhinasto-merret-ne-pyetje-nga-krimet-e-renda

Share This Video


Download

  
Report form