http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV E ndërsa komisioni për çështjet kushtetuese ka marrë në shqyrtim projektligjin për ndryshimin e emrit te Maqedonisë, kryeministri i ka bërë thirrje ligjvënësve te reflektojnë. Zoran Zaev tha se vendi duhet të vazhdojë rrugën për anëtarësim në NATO e Bashkimin Europian.?Duhet të vazhdojmë me guxim dhe vendosmëri në realizimin qëllimit tonë strategjik, anëtarësimin në NATO dhe BE. Është koha kur gjenerata jonë duhet të përcaktoj të ardhëm e shtetit dhe të ardhmen e gjeneratave që vijnë. Tani duhet të bëjmë luftë për vende të reja pune, për arsim, shëndetësi, ekonomi dhe prosperitet. Tani është koha që t?u tregojmë skeptikëve se Maqedonia është pjesë e Evropës dhe se e meritojmë atë vend.?Zaev i bëri këto deklarata gjatë përkujtimit të 11 tetorit të vitit 1941, ditës së Kryengritjes Antifashiste në Kumanovë dhe Prilep kundër pushtimit. Ne ceremoni ishin te pranishëm përfaqësues te qeverisë dhe kuvendit.