Gjiknuri: Do të vazhdojmë operacionet ndaj energjisë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri energjetikes Damian Gjiknuri dhe administratori i OSHEE se Arben Seferi kane vizituar ne Fushe Kruje ambientet ku ne orët e vona te mbrëmjes shpërtheu nje sasi tritoli. Gjiknuri tha se këto ngjarje synojnë te trembin shtetin por operacionet kundër vjedhësve te energjisë nuk do te ndalen. Shpërthimi i tritolit ne zyrën e OSHEE se ne Fushe Kruje shkaktoi vetëm dëme materiale, ndërsa ekspertet e krimeve te renda dyshojnë se kjo ngjarje ka lidhje pikërisht me operacionet per prerjen e lidhjeve te paligjshme. Vetem ne zonën e Fushe Krujës gjate ditëve te fundit jane organizuar 30 operacione me mbështetjen e policisë dhe jane dërguar ne qeli 10 persona perfaqesues te biznesit dhe abonentë familjare. Ndërkohë ne ne rrethin e Matit OSHEE ka vënë në pranga 13 abonentë ku 8 prej tyre i takojnë biznesit ndërsa 5 jane abonentë familjarë.

Share This Video


Download

  
Report form