Dita e 14 e Lojërave Europiane - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rusia është e pakapshme dhe e thellon edhe me shume diferencën me Azerbajxhanin e vendit te dyte ne renditjen e lojërave te para europiane ne Baku. Plot 124 medalje per skuadrën Ruse, nder to thuajse gjysma ose 59 janë te arta. Astashkina ne 200 metra stil bretkose me rekord te ri botëror per te rinj ishte nder kontribuueset për rritjen e numrit te medaljeve, teksa personalisht mori te treten te arte. Ndërkohë edhe ne stafete ekipi rus i femrave triumfoi me medalje te arta. Një dite e mire ka qenen e enjtja edhe per Austrinë ne not, pasi i ka sjelle dy medalje te arta ekipit alpin qe ka befasuar jo pak ne garat e ujit. Edhe italianet kane triumfuar jo vetëm ne garat e notit, por edhe ne shpate me dy medalje te arta. Vendasit kane përjetuar emocione te mëdha ne boks per meshkuj, teksa mamadov mundi mafredonian ne peshën 81 kg dhe mori medaljen e arte nga vete presidenti Alijev. Nuk e kane patur ketë fat vajzat e volejbollit te Azerbajxhanit. Ne sallën e kristalte te mbushur plot, nuk arritën te kalojnë ne finale, pasi u munden 3-2 nga vajzat turke qe u treguan me te vendosura dhe gjejnë ne finale vajzat polake. Nje polake ka qene fituese edhe ne shpate teksa Angelika Wator mundi vendasen Bunyatova. Ndërsa per meshkuj Italiani Fokoni mundi rusin Arslanov. Ne xhudo 48 kg per femra ishte belgia Van Snik fituese e te artës, ndërsa rumunia Chitu ne peshën deri 52 kg. Telma Monteiro nga Portugalia ka fituar te artën ne peshën deri 57 kilogram, ndërsa per t?u përmendur është medalja e pare e bronzte per Kosovën me Nora Gjakovën qe ecën keshtu ne gjurmët e Majlinda Kelmendit. Per meshkuj deri ne 60 kg te arte fitoi rusi Mudranov, ndërsa ne peshën deri 66 kilogramë nje tjeter rus Khan Magomedov beri te tijen medaljen e arte.

Share This Video


Download

  
Report form