Dita e 11 e Lojërave Evropiane - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Andri Kloptsov ishte fituesi i medaljes se arte ne not ne 50 metra stil flutur ne ditën e 11 te lojërave evropiane, te cilat po zhvillohen ne Baku te Azerbaixhanit dhe qe po transmetohen qe nga data 12 qershor drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht ne platformën Tring. Ukrainasi realizoi kohen me te mire 23 sekonda e 92 te qindat duke lënë pas polakun Pavel Sendik dhe rusin Daniel Pakomov. Ndërkohë ne garën e notit 40 metra per femra stile te ndryshme vendin e pare e meritoi britanikja Abi Wod me kohen 4 min 41 sek e 97 te qindat. Medaljen e argjende e meritoi italiania Ilaria Kuzinato dhe te bronzit serbja Anja Crevar. Po ashtu Britania e Madhe fitoi edhe garën e 4 x 100 metra stil i lire duke lene prapa Italine dhe federatën ruse. Ne 400 metra stil i lire meshkuj medalja e arte i takoi gjermanit Pol Hentshel me kohen 3 minuta 52 sekonda e 43 te qindat. Prapa tij u renditen greku Dhimitri Dhimitriu dhe rusi Ernest Makimov. Ne nje duel dramatik ne skemën individuale meshkuj, rumuni Tiberiu Doniceanu mundi litalianin Luixhi Mirako 15 -11 duke prere nje bilete per ne finale atje ku përballet me ukrainasin Jagodka. Ne renditjen e përgjithshme te medaljeve, dominon federata ruse e shkëputur ne vend te pare me 94 medalje nga te cilat 47 ari, 25 argjendi dhe 22 bronzi. Vendi i dyte mbahet nga organizatoret e Azerbajxhanit me 39 medalje, por qe ndjejnë tashme presionin e Gjermanisë me 5 medalje me pak.

Share This Video


Download

  
Report form