Mjekët: “Sëmundjet e zemrës po vrasin shqiptarët" - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-09-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekjeve te shqiptareve. Mjeket konstatojnë se problemet kardiovaskulare po prekin edhe te rinjtë. Çdo vit diagnostikohen 2700 raste te reja ndërsa 8000 paciente i nënshtrohen ndërhyrjeve. Ne ditën botërore te sëmundjeve kardiake mjeket vijnë me një mesazh me te veçante. Premtojini zemrës, ushqim te shëndetshëm, jo duhan dhe jete aktive dhe sa me pak stres.Ne kuadër te ditës se zemrës janë kryer matje për hipertensionin dhe diabetin, sëmundje te lidhura me shëndetin kardiak. Ministria e Shëndetësisë beri apel për diagnostikim te hershem dhe kontrollit falas një here ne vit për moshat 35 deri 70 vjeç.Nga kontrollet mjekësore te kryerja ne popullatën mbi 35 vjeç ka rezultuar se rreth 60% e femrave vuajnë nga hipertensioni ndërsa meshkujt janë me pak, 42%.Ndërkohë me shume se gjysma e popullatës qe i është nënshtruar check up është e rrezikuar nga sëmundjet e zemrës.

Share This Video


Download

  
Report form