“Shqiptaret vdesin nga semundjet e zemres”

RTV KLAN 2019-09-30

Views 18

INSTAT: 53,2 % e qytetarëve humbin jetën nga sistemi kardiovaskular

Në ditën botërore të zemrës, mjekët kardiologë japin alarmin se personat që vuajnë nga sëmundjet kardiake, janë shtuar ndjeshëm, ndërkohë që këto probleme tashmë prekin edhe moshat e reja.

Shkaktari kryesor i vdekjeve në vendin tonë janë sëmundjet kardiovaskulare. Sipas të dhënave të INSTAT, grupi i sëmundjeve ?Aparati i qarkullimit të gjakut? zë 53, 2 % të vdekjeve gjithsej, me një nivel vdekshmërie 404 për 100 mijë banorë.

Problemet më të shpeshta që kanë edhe vdekshmërinë më të lartë janë sëmundjet e enëve të trurit, sëmundjet kronike kardiake si dhe ishemitë.

Por cilat janë arsyet sipas mjekes specialiste Manjola Liko që vitet e fundit janë shtuar rastet e personave që vuajnë nga problemet e zemrës?

Kardiologia bën apel që shenja të tilla si dhimbje në kraharor, marrje fryme me vështirësi, nuk duhen neglizhuar, dhe të drejtohen sa me shpejt tek mjeku specialist.

Ndërsa ataku në zemër është i papritur, dhe shumica e tyre fillon ngadalë. Sa i përket shenjave të një sulmi kardiak ato janë: siklet në qendër të gjoksit që zgjat më shumë se disa minuta; gulçim me ose pa shqetësime në gjoks, personi mund të përfshihet nga djersë të ftohta dhe të përziera.

Klan Plus

Share This Video


Download

  
Report form