Ora News - Sëmundjet që po marrin jetë, 12 mijë persona vdesin nga sëmundjet e trurit dhe zemrës

Ora News Lajme 2018-05-28

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut vijojnë të mbeten të parat në listën e sëmundjeve që po marrin më shumë jetë njerëzish. Sipas Institutit të Statistikave vetëm për vitin 2017 në Shqipëri humbën jetën mbi 22 mijë e 200 persona 3.9% më shumë krahasuar me vitin paraardhës.

Numri më i lartë i vdekjeve rreth 11 mijë e 926, janë shkaktuar si pasojë e sëmundjeve të trurit dhe atyre të zemrës që bëjnë pjesë në grupin e sëmundjeve të aparatit të qarkullimit të gjakut. Po cilët janë faktorët e riskut? Shefi i Shërbimit të Kardiologjisë në QSUT Petrit Bara, sqaron se trashëgimia, stresi, alkoli, jeta sedentare dhe mënyra e ushqyerjes janë disa prej shkaqeve që çojnë në shfaqjen e sëmundjeve kronike të zemrës.

Petrit Bara: Është diabeti, janë sëmudnejt bashkëshoqëruese, janë yndyrnat, kequshqyerja dhe një nga faktorët më të rëndësishëm është edhe stresi që jep infarkt.

Bara thekson po ashtu se mangësitë e shërbimit shëndetësor ndikojnë në diagnostikimin me vonësë të sëmundjeve ndërsa qytetarët i këshillon të kryejnë kontrolle të vazhdueshme mjekësore.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/semundjet-qe-po-marrin-jete-12-mije-persona-vdesin-nga-semundjet-e-trurit-dhe-zemres

Share This Video


Download

  
Report form