21 mijë e 937 persona kanë ndërruar jetë përgjatë 2019. Sipas raportit vjetor të Institutit të Statistikave, 94,1% kanë vdekur si pasojë e sëmundjeve të ndryshme, ndërsa 2,4% nga aksidentet.
Sëmundjet e zemrës dhe ishemitë vazhdojnë të jenë shkaktarët kryesorë të fataliteteve.
Ekspertët, në analizën e tyre kanë faktuar se 53,4% e vdekjeve kanë ardhur si pasojë e grup sëmundjesh që prekin aparatin e qarkullimit të gjakut, ku përfshihen ?sëmundjet kronike të zemrës? ?sëmundjet e enëve të trurit? dhe ?sëmundjet ishemike të zemrës?. Këto sëmundje janë shkaku kryesor i vdekjeve në grupmoshat mbi 70 vjeç.
Tumorët në 2019 kanë shënuar ulje të fataliteteve, por që zenë 16,3 % të vdekjeve gjithsej, duke u renditur si grupi i tretë kryesor referuar numrit të vdekjeve të shkaktuara nga sëmundjet.
E kundërta ka ndodhur me vdekshmërinë foshnjore, e cila nga 8,9 për lindje të gjalla në vitin 2018, ka shkuar në 10,3 për 1 mijë lindje të gjalla në vitin që lamë pas.
Dëmtimet traumatike dhe helmimet janë grupi me peshën më të madhe në vdekjet e shkaktuara për grupmoshën 15-39 vjeç.
Sa i takon shpërndarjes gjeografike, Gjirokastra është qarku me numrin më të lartë të vdekjeve për numër popullsie, ndërsa Tirana më të ulëtin.
Tv Klan