Thaçi takon Wess Mitchell, mbështetja e SHBA, jetike - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-09-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Punimet e asamblesë së OKB-së kanë qenë një mundësi e mire për  Presidentin Hashim Thaçi për të zhvilluar takime me liderë të ndryshëm për dialogun Kosovë-Serbi. Kreu i shtetit të Kosovës është takuar me ndihmës-sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Wess Mitchell, si dhe me Kryetarin e Këshillit Europian Donald Tusk.?Me ndihmës-sekretarin Mitchell biseduam për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, avancimin e agjendës sonë euro-atlantike, procesin e transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovës, si dhe për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Mbështetja amerikane për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare dhe ligjërisht të obligueshme në dialogun me Serbinë është jetike për shtetin tonë. SHBA-ja është aleati ynë i përjetshëm. Të gjitha proceset i kemi projektuar dhe finalizuar së bashkuar. Prandaj, ne asnjëherë nuk do të largohemi nga kjo rrugë. Do të ecim së bashku drejt sfidave të reja që na presin.?Presidenti Thaçi në takimin e zhvilluar me Donald Tusk  e falenderoi për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në vitet e fundit, duke mbështetur zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe hapjen e perspektivës evropiane për shtetet e Ballkanit Perëndimor.?Biseduam për domosdoshmërinë për qartësi dhe dinamikë të re në procesin e integrimit në BE, liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe pjesëmarrjen e tyre në tregun evropian, përmbushjen e reformave, si dhe për fazën përmbyllëse të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare dhe ligjërisht të detyrueshmePresidenti Thaçi është takuar më pare në New York dhe me liderë të tjerë si presidenten e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitaroviç, me kongresmenin amerikan Eliot Engel si dhe me mbretin e Jordanisë Abdullah II.

Share This Video


Download

  
Report form