Mitchell: SHBA mbështet Maqedoninë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-12

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Ues Miçel, siguroi se SHBA do të vazhdojë të mbështesë Maqedoninë në rrugën e integrimeve euroatlantike. Kështu u shpreh ai gjatë një deklarate për shtyp me kryeministrin Zoran Zaev, duke theksuar se është e rëndësishme që vendi të përmbushë të gjitha detyrimet për t?u bërë pjesë e BE dhe NATO-s.



?Me kryeministrin Zaev folëm për bisedimet me Greqinë, forcimin e ekonomive te vendeve të rajonit dhe mbi te gjitha folëm për rrugën e Maqedonisë drejt integrimeve euro-atlantike. SHBA-të mbështesin dhe do vazhdojnë ta mbështesin Maqedoninë në përmbushjen e reformat për të hyrë në BE dhe për tu bërë pjesë e NATO-s?.



I pyetur nëse diplomacia amerikane do të ndërhyjë në procesin e zgjidhjes së emrit në rast të ndonjë ndërlikimi, Miçel u shpreh se SHBA-të do të ndihmojnë në mënyrën e duhur.



Nga ana tjetër, kryeministri Zaev, tha se Maqedonia ka bërë një hap të madh drejt integrimit në BE ndërsa në korrik prêt që vendi të marrë ftesën për anëtarësim në NATO.



?Maqedonia mbetet e përkushtuar në partneritetin me SHBA-të. Informova zotin Miçel se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë bërë një hap të madh për tejkalimin e problemeve. Në këtë drejtim po punojmë edhe në gjetjen e një zgjidhje të përbashkët me shtetin fqinjë Greqinë rreth çështjes së emrit. Kemi shprehur gatishmëri për dialog të vërtet, reformat duhet të vazhdojnë sepse hapin rrugën drejtë BE-së?.



Pas Shkupit, ndihmës sekretari i shtetit para vizitës së tij në Shkup udhëtoi drejt Serbisë ku pritet të takohet me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, kryeministren Ana Brnabiç dhe liderë të tjerë politikë.



Turneu i Wess Mitchell në Ballkan do të zgjasë deri më 17 mars. Pas vizitës ne Beograd ai do të zhvilloje takime në Athinë dhe kryeqytetin qipriot, Nikozi.

Share This Video


Download

  
Report form