http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti Hashim Thaçi ka takuar në Neë York presidentin amerikan Donald Trump. ?Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe miqësinë e përjetshme ndërmjet popujve tanë?, ka shkruar Presidenti Thaçi në postimin e tij. Të dy presidentët kanë qenë të shoqëruar nga zonjat e para.Por lajmi më i rëndësishëm për Thaçin është mbështetja zyrtare që sipas tij SHBA do ti japë korrigjimit të lehtë të kufirit me SerbinëPor ky nuk ishte takimi i vetëm i rëndësishëm i presidentit Thaçi. Ai bisedoi edhe me ndihmëssekretarin amerikan për Evropën dhe Euroazinë, Wess Mitchell.Mbështetja amerikane për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare dhe ligjërisht të obligueshme në dialogun me Serbinë është jetike për shtetin tonë. SHBA-ja është aleati ynë i përjetshëm. Të gjitha proceset i kemi projektuar dhe finalizuar së bashkuar. Prandaj, ne asnjëherë nuk do të largohemi nga kjo rrugë. Do të ecim së bashku drejt sfidave të reja që na presin.Më herët Thaçi bisedoi edhe me Kryetarin e Këshillit Europian Donald Tusk, të cilin e falënderoi për mbështetje që BE I ka dhënë Kosovës në rrugëtimin e saj europian.