http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne kulmin e skandalit te përgjimeve, pjese e te cilave ka qene edhe lideri i PDSH-se ne Maqedoni, Menduh Thaçi, ai zgjedh te vizitoje Kosovën. Thaçi u takua ne Prishtine me kryetarin e AAK-se, Ramush Haradinaj, por u kujdes qe te mos bënte asnjë koment per bisedat qe tregonin raportet e tij me shefin e shërbimeve sekrete maqedonase, Sasho Mijallkov, te cilit i betohej per besnikëri deri ne vdekje.Publikimi i bisedës telefonike mes Thaçit dhe Mijallkovit shkaktoi reagime te ashpra ne vend, por PDSH e cilësoi ate te montuar nga opozita. Biseda e Thaçit me Haradinajn u fokusua ne ndihmen qe AAK do te ofroje, ne mënyre qe kërkesat politike të shqiptarëve të Maqedonisë të bëhen sa më të pranueshme per ndërkombëtaret e veçanërisht ajo per ndarjen e drejte te buxhetit nga qeveria.Haradinaj premtoi se do te ndihmoje PDSH-ne ne realizimin e kërkesave te shqiptareve.