Përçahet blloku, Haradinaj takon Limajn e Kurtin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia më e madhe në opozitë Lidhja Demokratike e Kosovës nuk heq dorë nga posti i kryeministrit duke përçarë bllokun opozitar. Një ditë para mbledhjes së kryesisë së LDK-së, anëtari Arban Abrashi ka deklaruar se LDK duhet të jetë subjekti që do të udhëheqi qeverinë. Ndërsa kreu i komunës së Suharekës, njëherësh anëtari kryesisë së LDK-së nuk ka përjashtuar as një dalje të LDK-së nga koalicioni opozitar. Nga ana tjerët as lideri i AAK-së Ramush Haradinaj nuk kërkon të heq dorë nga posti i kryeministrit, për të cilin është rënë dakord që në marrëveshjen e qershorit mes partive opozitare. Për këtë arsye Haradinaj, ka patur një takim me Limajn dhe kreun e vetëvendosjes Albin Kurti. Mësohet se temë diskutimi ka qënë gjetja e një mënyre sesi Mustafa të respektojë paktin e nënshkruar. Megjithatë palët nuk kane reaguar pas takimit, pasi janë ne pritje te mbledhjes se kryesisë se Ldk-se. Kriza mes partive opozitare lindi pas vendimit per te votuar kandidatin e pdk-se si kryetar kuvendi, te cilin sipas marrëveshjes se qershorit do ta merrte Isa Mustafa. Kjo situate favorizon partine demokratike e cila shpresone një përçarje brenda opozitës.

Share This Video


Download

  
Report form