Aksioni për mbjelljen e 100 mijë pemëve në kryeqytet do të rinis sërish. I pranishëm në aktivitetin ?Për një Botë Plot Ngjyra? të organizuar me rastin e Ditës së Bashkëpunimit Evropian, kryebashkiaku Veliaj ftoi qytetarët ti bashkohen nismës.
?Në qoftë se secili prej jush do të mbjellë një pemë për ditëlindje, Tirana mund të ketë edhe 100 pemë të tjera, ashtu si edhe 100 mijë pemët që mbollëm vjet. Ambicia jonë është që fushatën e mbjelljeve ta nisim muajin tjetër, nga fundi i Tetorit. Ashtu siç na mëson edhe ky projekt bashkëpunimi, të gjithë duhet të japim një dorë?.
Duke folur përpara nxënësve të shkollave 9-vjeçare, Veliaj theksoi se bashkëpunimi është kyç për të arritur progresin.
?Nëse e pengojmë njëri-tjetrin nuk vizatojmë dot, as nuk bëjmë dot piktura, as nuk mbjellim dot pemë, as nuk pastrojmë, sepse e kemi tërë kohën mendjen se si do t?i prishim punë tjetrit. Ndërkohë, kur bashkëpunojmë fitojmë të gjithë. Është shumë e rëndësishme të kuptojmë që në Europën ku duam të shkojmë bashkëpunimi është kyç. Europa është një vend që njerëzit nuk bëjnë luftë me njëri-tjetrin, nuk bëjnë sherre me njëri-tjetrin, nuk e pengojnë njëri-tjetrin, përkundrazi e ndihmojnë njëri-tjetrin?.