Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qytetarë, biznese dhe personalitete të vendit vazhdojnë ti bashkohen nismës së Bashkisë së Tiranës për të mbjellë pemë. Këtë herë pjesë e aksionit është bërë ish-Presidenti i Republikës Bamir Topi.
Bashkë me nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi dhuruan 20 pemë bli, të cilat i mbollën në rrugën e ?Kokonozëve?.
Kryebashkiaku Erion Veliaj theksoi se ky veprim tregon përgjegjësinë e çdo qytetari për t?u kujdesur për qytetin e tij.
Ndërsa ish-Presidenti Topi tha se në vend të sherreve Bashkia ka vendour të kontribuojë për të ardhmen e Tiranës.
Erjon Veliaj: ?Si një qytetar model, miku ynë Bamir Topi, sot na u bashkua në mbjelljen disa pemëve bli në këtë rrugë pranë lagjes së tij, si një mënyrë për të treguar se atdheu fillon te dera e shtëpisë tënde. Tani që e kemi kthyer në standart kurrë nuk do të zbresim nga kjo 100 mijëshe në çdo vit të fushatës së mbjelljes."
Bamir Topi: "Jetojmë në kohë interesante, disa mbjellin pemë, disa mbjellin sherre. Unë besoj se Erioni është nga ata njerëz që me ndjeshmërinë e tij do të mbjellë pemë dhe harmoni në qytetin që drejton."
Punonjësit e prefekturës krahas kontributit të japin në mirë adiminstrimin e punëve të qytetit sidomos në kohë emergjencash i dhuruan Tiranës 50 pemë kumbulla të kuqe për Pyllin Orbital
Suzana Jahollari: "Është një aksion shumë i bukur jo vetëm për faktin që shton gjelbërimin por ka krijuar traditën e bukru me një energji të paparë pozitive që njerëzit, strukturat kanë dëshirë të bëhen pjesë e këtij aksioni."
Aksionit të Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve iu bashkuan edhe shqiptarët e Kosovës, të cilët e shohin Tiranën si kryeqytetin e gjithë shqiptarëve.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ish-presidenti-topi-i-bashkohet-nismes-se-mbjelljes-se-pemeve-ne-tirane