Mbjellja e pemëve të reja në kryeqytet ka shkuar në mbi 77 mijë. Bashkia e Tiranës vijoi aksionin me mbjelljen e 500 pemëve të reja te mbikalimi i Saukut, një njësinë e Farkës. Këtij aksioni që është shtirë në të gjithë qytetin, edhe nëpër lagje, iu bashkua një mik i veçantë i qytetit, si tenori shqiptar me famë botërore, Saimir Pirgu, i cili së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mbollën fidanët e rinj.
?Sot kemi një mik special, që na është bashkuar në fushatën e mbjelljes së pemëve, tenori ynë më i famshëm, Saimir Pirgu. Një shok dhe qytetar i mirë. Besoj fort se një artist i mirë, është edhe qytetar i mirë. Të jam shumë mirënjohës, edhe në emër të të gjithë qytetarëve të Tiranës, për kontributin tënd shumë të çmuar, duke na dhënë gjënë që ka më shumë vlerë për ty, që është koha jote?, tha Veliaj.