Ora News - Shkon në 77 mijë numri i pemëve të mbjella, tenori Saimir Pirgu i bashkohet nismës

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mbjellja e pemëve të reja në kryeqytet ka shkuar në mbi 77 mijë. Bashkia e Tiranës vijoi aksionin me mbjelljen e 500 pemëve të reja te mbikalimi i Saukut, një njësinë e Farkës. Këtij aksioni që është shtirë në të gjithë qytetin, edhe nëpër lagje, iu bashkua një mik i veçantë i qytetit, si tenori shqiptar me famë botërore, Saimir Pirgu, i cili së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mbollën fidanët e rinj.

?Sot kemi një mik special, që na është bashkuar në fushatën e mbjelljes së pemëve, tenori ynë më i famshëm, Saimir Pirgu. Një shok dhe qytetar i mirë. Besoj fort se një artist i mirë, është edhe qytetar i mirë. Të jam shumë mirënjohës, edhe në emër të të gjithë qytetarëve të Tiranës, për kontributin tënd shumë të çmuar, duke na dhënë gjënë që ka më shumë vlerë për ty, që është koha jote?, tha Veliaj.

Ai deklaroi se objektivi për të arritur shifrën rekord prej 100 mijë pemësh të reja deri në 21 mars është i arritshëm. Veliaj shtoi se për çdo datë të shënuar, do të ketë aksione të mëdha mbarëqytetare, që do të kulmojnë me aksionin e 21 marsit, që përkon me Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve.

?Jemi në një fazë ku sapo kemi kaluar 77 mijë pemë në Tiranë, jemi shumë pranë qëllimit tonë final, 100 mijë pemë në të gjithë territorin e Tiranës për këtë stinë mbjelljesh. Sigurisht, e filluam mbarë vitin me mbjelljet, vijuam në ?Ditën e Skënderbeut? me 550 ullinj. Ndërkohë, do të vazhdojmë me të gjithë datat e shënuara, me 14 shkurtin, Ditën e të Dashuruarve, për 7-8 Marsin, ditën e Mësuesve dhe të Nënës. Pastaj, në 21 mars do të kemi një finale të madhe, për të kapur targetin tonë të 100 mijë pemëve?, theksoi Veliaj.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shkon-ne-77-mije-numri-i-pemeve-te-mbjella-tenori-saimir-pirgu-i-bashkohet-nismes

Share This Video


Download

  
Report form