Tiranë, Bashkia pas dështimit rinis aksionin e pastrimit të trotuareve

Report TV 2015-08-21

Views 5

Policia Bashkiake ka vijuar sot aksionin për lirimin e hapësirave publike. Aksioni është përqendruar sot paradite përgjatë bulevardit "Zogu i Parë", në njësinë bashkiake nr. 9, por edhe në zonën e ish-Bllokut pasdite, ku janë hequr e sekuestruar tavolina, karrige nga trotuaret e zëna kryesisht prej bar-kafeve.

Bulevardi "Zogu i Parë" dhe ish-Blloku njihen si nga më problematikët sa i përket tregtimit në mënyrë të paligjshme nga ana e shitësve ambulantë dhe subjekteve tregtare. Gjatë aksionit, Policia Bashkiake ka vendosur edhe gjoba dhe ka bllokuar mallin për 7 subjekte.

Drejtori i Policisë Bashkiake, Vullnet Topalli ka shprehur vendosmërinë për të vijuar punën për lirimin e të gjithë hapësirave publike në kryeqytet, hapësira të cilat u përkasin qytetarëve të Tiranës dhe jo individëve apo subjekteve të veçanta, si edhe për të mbështetur çdo tregtar apo subjekt, i cili tregton në mënyrë të ligjshme. Aksioni pritet të vijojë më pas edhe në "Tregun Elektrik" si dhe në çdo rrugë dhe rrugicë të kryeqytetit, edhe në ditët në vijim.

Share This Video


Download

  
Report form