Ora News - Dita Botërore të Pyjeve, Tirana thyen rekordin e mbjelljes së 100 mijë pemëve

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Ditën Botërore të Pyjeve, Tirana ka mbjellë sipas deklaratës së bashkisë së kryeqytetit, pemën e 100 mijtë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, dhe përfaqësues të kompanive Glob, Telekom Albania, Raiffeisen Bank, SHPAR, EHW, mbollën edhe 800 pemë të tjera në Mjull-Bathore. Ai njoftoi se aksioni i mbjelljes së pemëve mund të zgjatet edhe për disa ditë për shkak të kërkesës së madhe të donatorëve për t?u bërë pjesë e këtij projekti.

Veliaj: Kemi pasur një fushatë me energji fantastike për Tiranën, e cila nisi thuajse si një lojë, duke mbjellë një pemë këtu e një atje, por siç gur-gur bëhet mur, edhe pemë-pemë bëhen 100 mijë pemë. Sot e kemi kaluar me disa dhjetëra pemë qëllimin tonë për 100 mijë pemët. Falenderoj të madh e të vogël: patëm donatorë që dhuruan nga 3 mijë pemë, por edhe fëmijë që dhuruan një pemë për ditëlindjen e tyre.

Ai theksoi se falë këtij aksioni Tirana ka sot, jo vetëm më shumë gjelbërim dhe ajër të pastër, por ka ndryshuar edhe mentalitetin e qytetarëve. ?Ndryshimi më i madh nuk është në relievin e qytetit, pavarësisht se është shtuar hijeshia dhe oksigjeni. Ndryshimi më i madh është ajo që kemi mbjellë në mentalitetin e qytetit tonë. Një qytet, i cili nuk i shikon gjërat e ndara, veç punët private, veç ato të qytetit, po ku secili e kupton që, para se të jetë biznesmen, para se të punojë në telekomunikacion, para se të bëjë një shërbesë fetare apo para se të jetë një bankier, ka detyrën e qytetarit. Kjo është puna jonë me kohë të plotë, të qënit qytetar?, tha ai.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/dita-boterore-te-pyjeve-tirana-thyen-rekordin-e-mbjelljes-se-100-mije-pemeve

Share This Video


Download

  
Report form