Ora News - Tiranës i duhen edhe 7000 pemë deri në 21 mars për të thyer rekordin e 100 mijë pemëve

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkisë së Tiranës i duhet të mbjellë edhe 7000 pemë përgjatë këtyre dy javëve për të realizuar synimin e mbjelljes së 100 mijë pemëve në kryeqytet deri në Ditën Botërore të Pyjeve me 21 Mars.

Kryebashkiaku Veliaj duke folur nga mbikalimi i Saukut ku u mbollën 160 fidanë, tha se objektivi për të mbjellë 100 mijë pemë të reja është mëse i arritshëm.

Veliaj: Kemi hyrë në një fazë finale të mbjelljes së pemëve në Tiranë. Duam të maksimizojmë kohën e mbjelljes, që mbaron në fund të marsit. Ndaj, në datën 21 Mars do të kemi një ?grand finale? për të kapur rekordin tonë të 100 mijë pemëve të mbjella në Tiranë. Nëse do të na ndihmojnë të gjithë qytetarët, në çdo lagje, pallat, shkollë a kopësht, do kemi një Tiranë shumë herë më të gjelbër se sa ajo që gjetëm përpara 3 vitesh. Stacioni i fundit do të jetë 21 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, ku me siguri do ta thyejmë rekordin.

Deri në 21 mars, që përkon edhe me Ditën Botërore të Pyjeve, Bashkia e Tiranës do të organizojë disa aksione që synojnë arritjen e rekordit për mbjelljen e mbi 100 mijë pemëve të reja, si pjesë e projektit të Pyllit Orbital.

Për çdo datë të shënuar në të gjithë kryeqytetin do të organizohen aksione për shtimin e sipërfaqeve të gjelbra.

Veliaj: ?Mund të kemi një Tiranë fantastike, ku me çdo pemë të mbjellë, jo vetëm kontribuojmë në qytet, por edhe përkujtojmë një datë të shënuar apo një njeri të dashur dhe të shtrenjtë. Jam shumë i lumtur që po japim shembullin vetë të parët. Është shumë e rëndësishme që t?i kërkojmë të gjithë qytetarëve të kontribuojnë dhe më vjen mirë që kanë filluar edhe pallatet, edhe kopshtet, edhe çerdhet, edhe shkollat, por është shumë e rëndësishme që si bashki me gjithë institucionet tona të japim shembullin tonë?.

Pylli Orbital, i njohur ndryshe edhe si unaza e 5-të e Tiranës, do të çojë në mbjelljen e një muri të gjelbër me 2 milionë pemë që do të lidhë 14.671 hektarë parqe, fusha bujqësore, pyje dhe forma të tjera të vegjetacionit rreth qytetit.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tiranes-i-duhen-edhe-7000-peme-deri-ne-21-mars-te-thyer-rekordin-e-100-mije-pemeve

Share This Video


Download

  
Report form