Studentët i bashkohen nismës së Bashkisë, Veliaj: Deri në prill, mbi 100 mijë pemë të reja

Report TV 2018-05-10

Views 0

Ky fillim viti ka nisur i mbarë për Tiranën, me mbjelljen e 110 pemëve të reja që i shtojnë sipërfaqet e gjelbra për qytetarët. Një grup studentësh iu bashkuan nismës së Bashkisë së Tiranës dhe kryebashkiakut, Erion Veliaj, për projektin e mbjelljes së 2 milionë pemëve të Pyllit Orbital, të cilët në vend të humbjes së kohës në kafene, patën dëshirën të kontribuojnë për gjelbërimin e qytetit.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe grupi i studentëve nga ?Qyteti Studenti?, mbollën 110 pemë të reja të dhuruara nga biznesi, për të vijuar pyllëzimin e qytetit. ?Falë bujarisë së donatorëve po mbjellim 110 pemë të reja, për të ecur me idenë e Pyllit Orbital. Më vjen mirë për studentët, jo se na lipset krahu i punës, sepse kemi mjaftueshëm njerëz që kontribuojnë, por unë besoj se shenjon një trend të ri. Trendet nuk janë vetëm celularë, rrjete sociale apo kafene, por trend është edhe sjellja që kemi ndaj qytetit që kemi trashëguar e që duhet t?ia lëmë dikujt tjetër trashëgim?, tha Veliaj.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS