Paralajmërimin e radhës Edi Ramës, pas rrëzimit nga maxhoranca të dekretit të Presidentit për lojërat e fatit, Lulzim Basha ia bëri nga Durrësi, qyteti që sipas tij është simbol i lidhjeve të qeverisë me krimin.
?PD do të publikojë fakte tronditëse, që tregojnë sesi Rama dhe Fatmir Xhafaj kanë përdorur pushtetin politik për të ndihmuar bandat e krimit të organizuar për të shtënë në dorë lojërat e fatit dhe për t?i përdorur ato për aktivitetin kriminal, që është pastrimi i parave të pista të kokainës, heroinës dhe aferave korruptive të Ramës dhe bandës së hajdutëve të tij në qeveri.?
Qëndrimin e maxhorancës se vettingu në politikë pengon drejtësinë, nuk heton familjarët e politikanëve dhe dobëson kompetencat e SPAK-ut e Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cilësoi tentativë për të mos lejuar pastrimin e politikës nga lidhjet me krimin.
?SPAK-u dhe Byroja e Hetimit e kanë juridiksionin e tyre për të hetuar politikanë, prokuroria sot mund të hetojë çdo familjar, ndaj pretendimi se opozita kërkon vettingun e politikanë që të shmangë hetimin e familjarëve është gënjeshtra më e trashë që ka qarkulluar që nga koha e Adil Çarçanit, për të justifikuar para shqiptarëve pse nuk e pranon vettingun politik. Vettingu i politikanëve nuk ka asnjë lidhje dhe asnjë ndikim negativ tek Reforma në Drejtësi . Të gjitha veprimet e vettingunt të politikanëve janë të palidhura me Reformën në Drejtësi. Të thuash që vettingu i politikanëve pengon Reformën në Drejtësi është si të thuash vettingu i policëve pengon Reformën në Drejtësi. E kuptoni sa trashë i presin gënjeshtrat? Sepse u kanë rënë të gjitha alibitë për të mos pranuar iniciativën tonë për të pastruar pastrimin e Kuvendit nga politikanë të lidhur me krimin. Socialistët, Edi Rama i trembet vettingut të politikanëve siç ju tremb dekriminalizimit?.
Edi Ramës i kërkoi sërish votën në parlament, duke përjashtuar çdo mundësi negocimi me të për nismën kushtetuese të opozitës.
?Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë negociatë, asnjë diskutim, asnjë ulje në tavolinë bisedash me Ramën dhe bandën e tij sa kohë që institucionet e vendit janë pushtuar nga krimi dhe politikanë të lidhur me krimin.?
Në mungesë të kartonëve jeshilë nga ana e maxhorancës, Basha foli për përshkallëzim të aksionit opozitar.
?Ne do të luftojmë deri në fund për të arritur dekriminalizimin e plotë për të larguar politikanët e lidhur me krimin nga institucionet e vendit, me çdo mjet dhe çdo formë?, tha Basha nga Durrësi, ku u mblodhën këtë të enjte grupet parlamentare të opozitës shqiptare, të cilat kanë bojkotuar kuvendin për të dytën javë."
Krahas vettingut në politikë, opozita ka paralajmëruar se pas ardhjes në pushtet do të anulojë çdo tender e koncesion korruptiv, mes të cilëve edhe atë të rrugës së kombit, si dhe anulimin e ligjit për ish- të përndjekurit politikë.