TIRANE- Nga foltorja e Kuvendit kryeministri Rama ka deklaruar se opozita po pengon hapjen e negociatave me BE duke zvarritur Vettingun, por nuk do të ketë asnjë shans që ta bllokojë, pasi herët apo vonë Reforma në Drejtësi do të zbatohet plotësisht.
Rama deklaron se bllokimi i Vettingut nga PD vjen, pasi është e trembur nga dera e drejtësisë që do të hapet pas nisjes së zbatimit.
"Që ju nuk e doni Vettingun kjo dihej, por që ta arrinit të thonit që fajin e ka përkthyesi. Është një shprehje "I humbur në përkthim", por përkthimi ku keni humbur ju është rruga e ankthit nga reforma në drejtësi.