Ora News - Basha: Rama po saboton vettingun. Do propozojmë amendamente

Ora News Lajme 2018-05-02

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedhur akuza mbi kryeministrin Rama se po saboton procesin e vettingut.
?Po sabotion që në hapin e parë vettingutn. Ai duhet të ndajë mendjen, ose me bandat ose me drejtësinë?, tha Basha.
Basha bëri të ditur vendimin e grupit të PD, sipas të cilit ditën e enjte në parlament do të propozohen amendamente për të rivendosur atë që kanë kërkuar organet e pavarura të vettingut.
Basha: Organet e vettingut kanë bërë një kërkesë për tu mbështetur sipas ligjit me personelin që do ti ndihmojë me procesin e shqyrtimit të integritetit, profesionalizmit dhe ndershmërisë së gjyqatrëve me qëllim që procesi i vettingut të procedojë pa vonesë.
Edi Rama ka vendosur ta sabotojë që në hapin e parë procesin e vettingut. Me urdhër të Edi Ramës mazhoranca ka shkurtuar me 40% kërkesat e komisioneve të vettingut. Edhe sot e dëgjuam Ramën të justifikontë këtë si një akt gjoja për të mbrojtur paranë e taksapaguesit.
Në fakt është i njëjti Edi Ramë që ka zgjidhur thesin dhe paguan më shumë personel në kryeministri sesa paguan Trump në Shtëpinë e Bardhë. Gjysmën e ka sharës me pagesë të kundërshtarëve politike. Para për sharës me pagesë ka plot. Ndërsa për procesin e vettingut nuk gjenden para për këshilltarët e organeve të vettingut. Ky është një akt djallëzor i sabotimit të reformës në drejtësi.
Po saboton që në hapin e parë vettingun dhe kjo për një aryse të thjeshtë. Edi Rama duhet të ndajë mendjen. Nuk mund të jetë edhe me bandat edhe me drejtësinë. Ne kemi zgjedhur të qëndrojmë fuqishëm në mëbshtetje të reformimit të drejtësisë.
Të enjten do të propozojmë amendamentet për të rivendosur atë që kanë kërkuar organet e pavarura të vettingut, që të kenë mbështetjen e plotë financiare dhe me personel dhe mos jene ne meshire te nje personi qe ka zgjidhur bandat dhe jo drejtesine.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/basha-akuzon-ramen-po-saboton-vettingun/

Share This Video


Download

  
Report form