Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama i cilësoi ?skutha? gjyqtarët që depozituan në Gjykatën Kushtetuese një ankesë kundër ligjit të vettingut.
Gjatë një takimi në Malësinë e Madhe, Rama tha se reforma në drejtësi do të bëhet dhe forca që e bën këtë është Partia Socialiste.
Rama: Prapë do të ketë vështirësi. Ju i patë ata, Lidhja e Gjyqtarëve si skutha. Ne kishim hallin si të nxirrnim Lulin nga çadra, këta me vrap si skutha në Gjykatën Kushtetuese për ta bllokuar Vettingun. Për çfarë? Me motivacionin se është shkelje e të drejtave të njeriut që ne të kontrollohemi nëse kemi lidhje me krimin e organizuar.
E kuptoni çfarë bande? Edhe fjala kriminale nuk është e plotë. Këta janë më keq. Vettingu këto të treja ka, e para do të paraqitesh dhe to thuash këtë pasuri që ke si e vure.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-gjyqtaret-si-skutha-ankimuan-vettingun-kur-po-nxirrnim-lulin-nga-cadra/