Report TV - Basha: Rama po saboton me qëllim Vettingun

Report TV 2018-05-02

Views 0

Kryetari i PD, Lulzim Basha në një prononcim për mediat ka akuzuar Edi Ramën se po saboton Reformën në Drejtësi, pasi nuk po përmbush kërkesat e organeve të Vettingut për personelin.

Basha u shpreh shumica vendosi që të shkurtonte me 40% kërkesat e komisioneve të Vettingut, ndërsa Rama sipas tij paguan staf në Kryeministri më shumë sesa Trump në SHBA.

Lideri i opozitës theksoi se ditën e enjte, PD do të propozojë në Kuvend disa amendamente që kanë në thelb plotësimin e kërkesave të trupës së Vettingut për personal.

?Dje kemi pasur një mbledhje të gjatë grup. Organet e Vettingut kanë bërë kërkesë për t?u mbështetur sipas ligjit me qëllim që të procedojë pa vonesë që të kemi rezultatet dhe një drejtësi që të mos mbrojë krimin.

Rama vendosi të sabotojë, shumica shkurtoi 40% të kërkesave. Është i njëjti Edi Ramë që paguan më shumë personel në Kryeministri sesa Trump në SHBA.

Share This Video


Download

  
Report form