Report TV - Vettingu, Basha: Po e saboton! Rama: S’është çështje numrash

Report TV 2018-05-02

Views 0

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD, Lulzim Basha kanë replikuar në distancë sot për personelin e organeve të Vettingut, që do të kalojnë ditën e enjte në Kuvend.

Komisioni i Ligjeve miratoi dje 110 punonjës në staf për këto institucione të rëndësishme të Vettingut, nga 185 që ishin kërkuar.

Por PD dhe LSI kanë kërkuar që të plotësohen kërkesat e organeve të Vettingut në mënyrë që të mos u mungojë asgjë në punën e tyre.

Nga mbledhja e grupit të PS, sot Rama deklaroi se nuk bëhet fjalë për çështje numrash, ndërsa paralajmëroi opozitën që të përgatitet për debatin e së enjtes në Kuvend, pasi rrezikojnë që të dalin qesharakë.

?Është hapur një debat i ri për Vettingun, në momentin që flitet për të, për numrin e punonjësve, jemi në një fazë që po bëjmë një ristrukturim të thellë, duke filluar nga ministritë, dhe e dimë shumë mirë që nuk është çështje numri punonjësish, por strukturimi si duhet i një institucioni për të marrë statusin normal.

Share This Video


Download

  
Report form