Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Autoriteti i Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit ka hapur në Tiranë ekspozitë në kujtim të të përndjekurve politikë të Tepelenës.
Në ceremoni, kryetarja e këtij institucioni Genta Sula theksoi rëndësinë e dëshmive për zbardhjen e dënimeve të dhëna pa gjyq.
Sula: Ka rezistuar ndaj totalitarizmit, i ka rezistuar dhunës, terrorit, të diktaturës komuniste. Kemi gjetur një prift si at Gjergj Suli, kemi gjetur një klerik bektashinj si baba Koshtani, një fizikant si Selaudin Toto. Tepelena ka nxjerrë personalitete të rezistencës, persona kompleks si Zenel Shehu. Ka goxha personalitete të rezistencës anti-komuniste që janë me bollëk në Tepelenë, Tepelena nuk është kursyer.Na njohën me listat e të dënuarve pa gjyq, me listat e të vrarëve në kufi, të gjithë këto akte të rezistencës anti-komuniste të cilat ne menduam ti ndajmë për ju sot.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/hapen-dosjet-e-tepelenes