Ora News - Godole: Krahasimi i kampit të Tepelenës me atë të Aushvicit, jo i ekzagjeruar

Ora News Emisione 2018-05-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Krahasimi i kampit të Tepelenës, një prej të cilëve kanë vuajtur dënimin të burgosurit politik, me kampin e Aushvicit kanë shkaktuar një debat mes ekspertëve dhe historianëve.

Në studion e Ora News, nënkryetarja e Institutit të Krimeve të Komunizmit, Jonila Godole, është shprehur se ky cilësim nuk është aspak i ekzagjeruar.

Jonila Godole: Përkundër asj që themi është apo nuk është Aushvic, natyrisht kjo është një metaforë pasi afër mendsh secili e di që Holokausi është diçka tjetër. Por Aushvic nga ana metaforike për nje kamp shfarosës pasi të vendosësh aty foshnje dhe ti lësh në kushte të tmershme higjenike dhe ti lësh pa ngrënë. Çfarë kishte si pasojë? Si pasojë do të kishte një vdekje masive.

Godole thekson se në këtë kamp kanë vdekur të paktën 300 fëmijë.

Jonila Godole: Ka pasur ditë të tëra ku vdisnin 2-5 foshnje në natë, numri i foshnjeve të vdekura është shumë më i madh se 300. Por nga ai lloj dokumentacuioni që bazohet kryesisht tek dëshmitë e atyre që i kanë mbijetuar këtij kampi.

Por nuk do të jetë kampi i Tepelenës që do të kthehet në muze për të paraqitur krimet e komunizmit. Godole shprehet se do të ketë një ortek.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/godole-krahasimi-i-kampit-te-tepelenes-me-ate-te-aushvicit-jo-i-ekzagjeruar

Share This Video


Download

  
Report form