#rtvora #oranews
4 ish-zyrtarë të spitalit të Tepelenës janë arrestuar nga Policia për abuzime me tenderat e institucioneve shëndetësore.
Të arrestuarit janë Gëzim Allkushi me detyrë ish-shef finance Sajmir Meçe, specialist statistike, Aleksandra Kada, ish-juriste dhe Jonida Sako, ish-specialiste e burimeve njerëzore.
Në vitin në vitin 2017, në bashkëpunim me njëri tjetrin këta persona kanë zhvilluar tender fiktiv për pajisjen e spitalit në Tepelenë dhe Memaliaj me leje mjedisore duke përvetësuar një shumë të konsiderueshme lekësh.
Për këtë tender të dyshuar abuziv, ata kanë patur edhe ndidhmën e një subjekti privat në fushën e ?Shërbimeve të konsulencave për ndikimin në mjedis?.
Ndaj policia në kuadër të operacionit të koduar"Tenderi" ka proceduar një shtetase banuese në Tiranë.
Ish-shefi i financës, specialisti i statistikës, ish-juristja dhe ish-specialistja e burimeve njerëzore në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Tepelenë, akuzohen për veprat penale "Vjedhja duke shpërdoruar detyrën? në bashkëpunim, ?Vjedhja në bashkëpunim? dhe ?Falsifikimi i dokumenteve?.
Policia thotë se arrestimi i ish katër zyrtarëve të Spitalit të Tepelenës u bë me vendim gjykate ?arrest me burg?, pas një hetimeve disa mujore të ndjekura, në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjirokastrës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/tender-fiktiv-ne-spitalin-e-tepelenes-dhe-memaliajt-ndalohen-4-zyrtare
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz